BOTA
1 minuta leximi
Trump: Durimi im me Iranin ka mbaruar, s’mbyll derën për sulm
“Mund ta bëj. Mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj. Mund t’ju them këtë, Irani ka shumë probleme dhe ata duan të negociojnë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë gjatë një ceremonie.
Trump: Durimi im me Iranin ka mbaruar, s’mbyll derën për sulm
Trump: Durimi im me Iranin ka mbaruar, s’mbyll derën për sulm / TRT Balkan
8 orë më parë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka vazhduar ta mbajë derën hapur për atë që ShBA-ja t’u bashkohet sulmeve të Izraelit kundër Iranit, duke deklaruar se durimi i tij me Teheranin “tashmë ka mbaruar”. 

“Mund ta bëj. Mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj. Mund t’ju them këtë, Irani ka shumë probleme dhe ata duan të negociojnë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë gjatë një ceremonie.

“Java e ardhshme do të jetë shumë e madhe, ndoshta më pak se një javë”, shtoi ai.

I pyetur nëse beson se tani është tepër vonë për të rifilluar negociatat mbi programin bërthamor të Iranit, Trump tha se “në të vërtetë asgjë nuk është tepër vonë”.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us