TÜRKİYE
1 minuta leximi
Numan Kurtulmuş zgjidhet sërish kryetar i Parlamentit të Türkiyes
Deputeti i AK Partisë në Istanbul, Numan Kurtulmuş, u rizgjodh kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) duke marrë 329 vota në raundin e tretë të votimit në Parlament.
Numan Kurtulmuş zgjidhet sërish kryetar i Parlamentit të Türkiyes
Numan Kurtulmuş zgjidhet sërish kryetar i Parlamentit të Türkiyes / AA
3 Qershor 2025

Deputeti i AK Partisë në Istanbul, Numan Kurtulmuş, u rizgjodh kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM) duke marrë 329 vota në raundin e tretë të votimit në Parlament.

Në raundin e tretë të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Türkiyes morën pjesë 529 deputetë.

Deputeti i Partisë AK në Istanbul, Kurtulmuş, mori 329 vota, deputeti i CHP në Artvin, Uğur Bayraktutan mori 118 vota, deputeti i Partisë DEM në Diyarbakır, Osman Cengiz Çandar mori 18 vota, deputeti i Partisë İYİ në Stamboll, Mustafa Cihan Paçacı mori 26 vota dhe deputeti i Partisë Yeni Yol në Samsun, Mehmet Karaman mori 26 vota. Një votë ishte bosh ndërsa 11 vota u konsideruan të pavlefshme.

Sipas kësaj, Kurtulmuş u rizgjodh kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë duke marrë një shumicë të thjeshtë prej mbi 301 votash në raundin e tretë të votimit.

Raundin e tretë të zgjedhjes e ndoqi nga lozha në sallën e Asamblesë së Përgjithshme edhe bashkëshortja e Numan Kurtulmuşit, Sevgi Kurtulmuş dhe familja e tij.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us