5 Qershor 2025
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, bisedoi të enjten me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, përmes telefonit, duke diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si edhe çështje rajonale dhe globale, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes.
Erdoğan theksoi rëndësinë e një normalizimi gjithëpërfshirës në rajon dhe të negociatave paqësore midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke shprehur kënaqësinë për kontaktet e vazhdueshme midis Türkiyes dhe Armenisë.
Pashinyan gjithashtu përcolli përshëndetjet e tij për Erdoğanin dhe popullin turk me rastin e Bajramit të Kurbanit, festa myslimane e flijimit, e cila fillon të premten.