BOTA
2 minuta leximi
NATO paralajmëron: Investime të mëdha për mbrojtje, çdo vend të arrijë nivelin 5 për qind
"Sot është me të vërtetë thelbësore, sepse do të vendosim për objektivat e kapaciteteve dhe ky është element i rëndësishëm për të vendosur për paratë që do të shpenzojmë në vitet e ardhshme për mbrojtje", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, MArk R
NATO paralajmëron: Investime të mëdha për mbrojtje, çdo vend të arrijë nivelin 5 për qind
NATO paralajmëron: Investime të mëdha për mbrojtje, çdo vend të arrijë nivelin 5 për qind / TRT Balkan
5 Qershor 2025

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s u mblodhën sot në Bruksel për të diskutuar përmirësimin e kapaciteteve. 

"Sot është me të vërtetë thelbësore, sepse do të vendosim për objektivat e kapaciteteve dhe ky është element i rëndësishëm për të vendosur për paratë që do të shpenzojmë në vitet e ardhshme për mbrojtje", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, MArk Rutte.

Duke shpresuar të bien dakord për objektivat e kapaciteteve, Rutte përsëriti nevojën për të qenë në gjendje të mbrohen duke u përgatitur për një luftë të mundshme dhe për të penguar çdo sulm.

"Ne duhet të investojmë në sistemet tona të mbrojtjes ajrore. Ne duhet të investojmë në raketat tona me rreze të gjatë veprimi. Ne duhet të investojmë në formacionet tona tokësore të manovrueshme dhe sistemet e komandës dhe kontrollit. E gjithë kjo duhet të ndodhë", shtoi ai duke sinjalizuar nevojën për "investime të mëdha" në të gjithë NATO-n.

Rutte riafirmoi se do të paraqet propozimin e tij për shpenzimet e mbrojtjes dhe planin e ri gjatë konferencës për media në fund të takimit.

Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth përsëriti gjithashtu nevojën që çdo vend të shpenzojë për mbrojtjen.

Duke vënë në dukje se paqja mund të arrihet përmes forcimit dhe parandalimit, ai nënvizoi gjithashtu se vendet nuk duhet të mbështeten te ShBA-ja.

"Çdo vend duhet të kontribuojë në atë nivel prej 5 për qind si njohje e natyrës së kërcënimit", tha Hegseth.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us