SPORT
1 minuta leximi
Mitrovica epiqendra e basketbollit në Kosovë: Trepça - Bashkimi ndeshen në finalen e 6-të
Nëse fiton Trepça, atëherë do të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa ekipi i Bashkimit lufton për fitore për të barazuar serinë finale në 3:3, në mënyrë që finalja vendimtare të jetë të dielën në Prizren.
Mitrovica epiqendra e basketbollit në Kosovë: Trepça - Bashkimi ndeshen në finalen e 6-të
Mitrovica epiqendra e basketbollit në Kosovë: Trepça - Bashkimi ndeshen në finalen e 6-të / User Upload
një ditë më parë

Klubet e basketbollit Trepça dhe Bashkimi sonte do të zhvillojnë takimin e tyre të 6-të në kuadër të “Play-off” të Superligës në Basketboll. Pesët takimet e fundit në Mitrovicë dhe Prizren dhuruan emocione të jashtëzakonshme, me atmosferë fantastike dhe ndeshje të bukura në parket. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe luftohet deri në sekondën e fundit për çdo top.

Seria finale e “Play-off”-it zhvendoset sonte në Mitrovicë. Seria finale është 3:2 për “Xehetarët”.

Nëse fiton Trepça, atëherë do të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa ekipi i Bashkimit lufton për fitore për të barazuar serinë finale në 3:3, në mënyrë që finalja vendimtare të jetë të dielën në Prizren.

Ndeshjen e parë e fituan prizrenasit 84:77, e më pas fituan tri takime radhazi mitrovicasit 79:72, 71:88 dhe 80:74, ndërsa sfidën e fundit Portokallezinjtë 85:77.

Këto dy skuadra u përballën katër herë në edicionin e rregullt me nga dy fitore secila skuadër, e po ashtu ishin përballen edhe në finalen e Kupës, ku triumfuan “Xehetarët”.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us