LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Papa Leoni: Situata në Gaza gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme
Papa Leoni XIV, i cili u zgjodh si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në Konklavën e 8 majit, mbajti sot seancën e tij të parë me audiencë të përgjithshme pas marrjes së këtij pozicioni.
Papa Leoni: Situata në Gaza gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme
Papa Leoni: Situata në Gaza gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme / Reuters
një ditë më parë

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Leoni XIV tha se situata në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme ndërsa bëri thirrje për hyrjen e ndihmës humanitare.

Papa Leoni XIV, i cili u zgjodh si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në Konklavën e 8 majit, mbajti sot seancën e tij të parë me audiencë të përgjithshme pas marrjes së këtij pozicioni.

"Situata në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme", tha Papa Leoni XIV në seancën e së mërkurës të papëve, që zakonisht mbahet në sheshin e Shën Pjetrit.

Duke tërhequr vëmendjen ndaj vuajtjeve në Gaza, Papa tha: "Edhe njëherë e përsëris thirrjen time të përzemërt për t'u dhënë fund armiqësive dhe që ndihma humanitare të lejohet të hyjë me dinjitet, në mënyrë që këtij çmimi të dhimbshëm që paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët t'i jepet fund".

Papa gjithashtu u kërkoi besimtarëve të luten për paqe çdo ditë, duke thënë se duhet të çarmatosin zemrat e tyre.

- Ushtria izraelite shkeli armëpushimin dhe ndërmori veprime për pushtim të përhershëm të Gazës

Pas armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar në Rripin e Gazës, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme mëngjesin e 18 marsit.

Me rifillimin e sulmeve, 3.427 palestinezë, kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë, u vranë ndërsa 9.647 të tjerë u plagosën.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 53.573 ndërsa numri i të plagosurve në 121.688.

Ushtria izraelite filloi zbatimin e planit të saj të sulmit i cili do të zgjerojë dhe do ta bëjë të përhershëm pushtimin në Rripin e Gazës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të pushtojnë të gjithë Rripin e Gazës.

Sipas planit, ushtria izraelite do ta pushtojë përgjithmonë Rripin e Gazës dhe palestinezët do të dëbohen në "kampe përqendrimi" në jug të Gazës. Izraeli do të ofrojë ndihmë humanitare për palestinezët në kampet e përqendrimit "në mënyrë që ata të mbijetojnë".

Ministrat izraelitë kanë njoftuar se kanë planifikuar të shkatërrojnë gjithçka që ka mbetur e paprekur në Rripin e Gazës dhe të dëbojnë palestinezët fillimisht në jug dhe prej aty në vende të tjera.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us