20 Maj 2025
Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i kuqezinjve, ka njoftuar e media italiane Corriere della Serra.
Zgjedhja e drejtorit të ri sportiv të Milanit zgjati disa muaj, ku Tare kryesoi ndaj emrave si Andrea Berta, Fabio Paratici dhe Tony D’Amico.
Sipas së përditshmes italiane, firma nuk është hedhur ende, por akordi mes palëve është arritur me një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për t’u zgjatur dhe një vit tjetër.
Ndërkaq, me marrjen e detyrës, shqiptari ka si detyrë sfiduese zgjedhjen e trajnerit të ri.