TÜRKİYE
1 minuta leximi
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes priti në takim homologun nga Kosova
Gjenerali Gürak priti gjenerallejtënant Jasharin, i cili zhvillon një vizitë zyrtare në Türkiye me ftesën e homologut të tij, me një ceremoni zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes priti në takim homologun nga Kosova
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes priti në takim homologun nga Kosova / AA
21 Prill 2025

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes, gjenerali Metin Gürak ka pritur në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjenerali Gürak priti gjenerallejtënant Jasharin, i cili zhvillon një vizitë zyrtare në Türkiye me ftesën e homologut të tij, me një ceremoni zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm.

Pas intonimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, gjenerallejtënant Jashari ka përshëndetur Gardën e Nderit.

Pas ceremonisë, Gürak dhe Jashari mbajtën një takim me dyer të mbyllura për mediat.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us