BOTA
1 minuta leximi
Trump porosit Putinin: Ndalo, 5 mijë ushtarë në javë po vdesin
“Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Jo e nevojshme dhe në një kohë shumë të keqe. Vlladimir, ndalo, 5 mijë ushtarë në javë po vdesin. Le ta përfundojmë marrëveshjen e paqes”, tha Trump.
Trump porosit Putinin: Ndalo, 5 mijë ushtarë në javë po vdesin
Trump porosit Putinin: Ndalo, 5 mijë ushtarë në javë po vdesin / Reuters
24 Prill 2025

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ai beson se homologu i tij rus, Vlladimir Putin, do ta dëgjojë kërkesën e tij për të ndaluar sulmet ndaj Ukrainës.

Më herët, Trump në një postim në rrjetet sociale lëshoi një qortim të ashpër ndaj Putinit pas një sulmi me dronë dhe raketa që zgjati disa orë në kryeqytetin ukrainas Kiev, ku si pasojë humbën jetën të paktën 12 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

“Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Jo e nevojshme dhe në një kohë shumë të keqe. Vlladimir, ndalo, 5 mijë ushtarë në javë po vdesin. Le ta përfundojmë marrëveshjen e paqes”, tha Trump.

I pyetur nga një gazetar nëse beson se Putin do t’i ndal; sulmet, Trump shprehu bindje se presidenti rus do ta zbatojë atë.

“Po, po”, u përgjigj ai në Shtëpinë e Bardhë teksa priste kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us