RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri: Janë izoluar 8 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bënë thirrje për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë për vatrat e zjarrit
Shqipëri: Janë izoluar 8 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit
Shqipëri: Janë izoluar 8 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit / ATA
26 Qershor 2025

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot për situatën e zjarreve në Shqipëri.

Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.

AKMC-ja bëri të ditur se, në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transporti e gërmuese.

Sipas AKMC-së, në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Berat.

Nga informacionet e dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare 

Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rreziku “I lartë” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rreziku “I moderuar” në qarqet e tjerë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërisin thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në çdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us