29 Mars 2025
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan foli në telefon me homologun e tij palestinez Mahmoud Abbas, me të cilin diskutuan sulmet izraelite ndaj Palestinës si dhe çështje rajonale dhe globale.
Presidenti Erdoğan deklaroi se kriza humanitare në Gaza është thelluar me sulmet e reja të Izraelit dhe se palestinezët mund ta kapërcejnë këtë proces përmes unitetit, thuhet në një njoftim nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.
Türkiye do të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar që zëri i Palestinës të dëgjohet në çdo platformë, ka thënë Erdoğan.
Presidenti turk ka uruar që populli palestinez ta arrijë paqen dhe qetësinë sa më shpejt dhe i ka shprehur Abbasit urime me rastin e Bajramit të Fitrit.