RAJONI
1 minuta leximi
Alarm për bombë në parkimin e një hoteli në Tiranë, Policia rrethon zonën
Telefonata anonime ka mbërritur te një punonjëse e hotelit ku është njoftuar për një bombë në parkingun e ndërtesës.
Alarm për bombë në parkimin e një hoteli në Tiranë, Policia rrethon zonën
Alarm për bombë në parkimin e një hoteli në Tiranë, Policia rrethon zonën / ATA
30 Maj 2025

Mbrëmjen e sotme, policia e Tiranës pranoi telefonatën e punonjëses së një hoteli në qendër të kryeqytetit për alarm për bombë.

Telefonata anonime ka mbërritur te një punonjëse e hotelit ku është njoftuar për një bombë në parkingun e ndërtesës.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe evakuoi qytetarët që ishin brenda.

Media njoftoi se nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë dhe alarmi dyshohet të jetë fals. Zona pranë hotelit ndërkohë është rrethuar.

Sipas Policisë së Tiranës, rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu, janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Policia pritet të japë të dhëna të detajuara për rastin në vijim.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us