LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Fëmijët sërish në shënjestër të sulmeve izraelite
Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi në Qytetin e Gazës, ndërkohë që ushtria izraelite po e vazhdon gjenocidin në enklavën palestineze.
Fëmijët sërish në shënjestër të sulmeve izraelite
Fëmijët sërish në shënjestër të sulmeve izraelite / Reuters
5 Qershor 2025

Tre persona, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të kryer nga forcat izraelite në veri të Rripit të Gazës.

Sipas burimeve lokale, sulmi, i cili ka ndodhur në Qytetin e Gazës, ka shkaktuar gjithashtu një numër të madh të plagosurish. Trupat e pajetë të viktimave janë transportuar në Spitalin Baptist Ahli në qytet.

Situata humanitare në Gaza mbetet kritike, ndërkohë që vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës dhe civilëve.

Që nga tetori i vitit 2023, kur Izraeli filloi sulmet gjenocidale ndaj Rripit të Gazës, jetën kanë humbur mbi 54.600 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur rreth 125.500.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj ndaj enklavës palestineze më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 4.402 viktima dhe ka plagosur gati 13.490, duke shkatërruar një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij ndaj enklavës.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us