RAJONI
2 minuta leximi
Besimtarët myslimanë të rajonit falin namazin e Kurban Bajramit
Besimtarët myslimanë janë dyndur nëpër sheshe dha xhami për t’u bërë pjesë e lutjeve dhe faljes së namazit të një ndër festave më të mëdha të fesë islame.
Besimtarët myslimanë të rajonit falin namazin e Kurban Bajramit
Besimtarët myslimanë të rajonit falin namazin e Kurban Bajramit / AA
6 Qershor 2025

Myslimanët në vendet e Ballkanit e kanë pritur me entuziazëm Kurban Bajramin.

Mijëra myslimanë në vendet e rajonit u dyndën në xhami në orët e mëngjesit për të falur namazin e Bajramit.

Besimtarët myslimanë janë mbledhur nëpër sheshe dha xhami në kryeqytetet e vendeve të rajonit, por edhe në xhamitë e qyteteve të tjera, për t’u bërë pjesë e lutjeve dhe faljes së namazit të një ndër festave më të mëdha të fesë islame.

Shqipëri

Ndërkaq, ceremonia qendrore për namazin e Bajramit në Shqipëri është mbajtur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve.

Pjesë e ceremonisë qendrore në Tiranë ishin edhe leximi i Kuranit, ligjërata dhe hutbeja.

Edhe në sheshet dhe xhamitë e qyteteve të tjera të Shqipërisë janë mbajtur programe për Kurban Bajramin.

Kosovë

Edhe xhamitë në mbarë Kosovën u mbushën në orët e hershme nga besimtarët për faljen e namazit të Kurban Bajramit.

Manifestimi qendror i Bashkësisë Islame të Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe "Sulltan Mehmet Fatih", në Prishtinë.

Maqedoni e Veriut

Ashtu si në shumë qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut, edhe në Shkup, mijëra besimtarë u mblodhën nëpër xhami për të falur namazin e Bajramit.

Manifestimi qendror për faljen e këtij namazi u organizua nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI) dhe u mbajt në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Gjatë ceremonisë u recituan ajete nga Kurani dhe u kënduan ilahi në disa gjuhë.


Bosnjë e Hercegovinë, Mal i Zi, Kroaci e Serbi

Ndërkohë, Xhamia Gazi Husrev Bej, një trashëgimi osmane në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, priti qindra muslimanë që erdhën për të falur namazin e Bajramit.

Po ashtu, Xhamia Bajrakli, e vetmja xhami në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, ishte gjithashtu e mbushur me muslimanë që erdhën për faljen e namazit të Bajramit.

Në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi, muslimanë të shumtë falën namazin me rastin e festës në Xhami Osmanagiq.

Pas namazit, përveç vizitave tradicionale tek të afërmit dhe gëzimi i fëmijëve me dhurata, Kurban Bajrami karakterizohet me therjen e kafshëve në shenjë devotshmërie ndaj Zotit, një ritual që buron që nga koha e profetëve Ibrahimit dhe Ismailit.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us