Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, në lidhje me njohjen e shtetit të Palestinës ka deklaruar se "Jemi të vendosur ta bëjmë këtë", por këtë e lidh me një sërë kushtesh.
Në një intervistë për kanalin RTL, Barrot tha se në konferencën e OKB-së për Palestinën që do të mbahet në New York nga 17 deri më 20 qershor, nën bashkë-presidencën e Francës dhe Arabisë Saudite, do të ndërmarrin angazhime "për të eliminuar pengesat për njohjen e shtetit të Palestinës".
Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Franca ka një “përgjegjësi të veçantë”, theksoi Barrot, duke shtuar: "Nëse ne e njohim shtetin e Palestinës, kjo do të jetë për të ndryshuar diçka dhe për ta bërë ekzistencën e shtetit të Palestinës më të besueshme".
Megjithatë, kryediplomati francez nuk e konfirmoi nëse njohja do të ndodhë gjatë konferencës së qershorit dhe përsëriti se Parisi ka disa kushte për realizimin e kësaj.
Barrot deklaroi se kushtet përfshijnë lirimin e të burgosurve që mban Hamasi dhe çarmatosjen e tij, përjashtimin nga administrata palestineze, njohjen e regjimit pushtues dhe reformën e autoritetit palestinez.