19 Maj 2025
Kandidati pro-perëndimor Nicusor Dan kryeson me më shumë se 51 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve në Rumani, të zhvilluara të dielën. Sipas të dhënave nga komisioni zgjedhor i Rumanisë kjo shifër është pas 71 për qind e votave të numëruara.
Dan fitoi më shumë se 51,8 për qind të votave krahasuar me 48,1 për qind për kandidatin e ekstremit të djathtë George Simion, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni i Përhershëm Zgjedhor i Rumanisë.
Pjesëmarrja në votime ishte 64,7 përqind, sipas të dhënave nga komisioni zgjedhor.