BOTA
2 minuta leximi
Erdoğan pret homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Nahyan
Presidenti Erdoğan dhe Al Nahyan kryesojnë takimin e parë të Këshillit Strategjik mes Türkiyes dhe Emirateve, pas pritjes me nderime në Ankara.
Erdoğan pret homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Nahyan
Erdoğan pret homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Nahyan / TRT Balkan
16 Korrik 2025

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, priti me një ceremoni zyrtare presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, i cili po viziton Türkiyen. 

Pritja me nderime shtetërore u bë në Kompleksin Presidencial në Ankara, ku Erdoğan dhe Al Nahyan, pas bisedimeve dypalëshe, do ta kryesojnë takimin e parë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë të krijuar midis Türkiyes dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2023. Presidenti Erdoğan do të shtrojë një darkë zyrtare për nder të Al Nahyanit.

Të pranishëm në ceremoni ishin: Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar; Ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Șimşek; Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya; Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler; Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır; Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu; Shefi i inteligjencës, Ibrahim Kalın; Drejtori i Komunikimeve, Burhanettin Duran; Presidenti i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün; Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Hakkı Susmaz; Këshilltari Kryesor i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Presidencës, Akif Çağatay Kılıç; Presidenti i Zyrës Presidenciale të Investimeve, Ahmet Burak Dağlıoğlu; Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Nuh Yılmaz; Zëvendësministri i Tregtisë, Mahmut Gürcan; Ambasadori i Turqisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Lütfullah Göktaş; dhe Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us