BOTA
1 minuta leximi
Policia gjermane evakuon kampin propalestinez pranë Kancelarisë në Berlin
Policia e Berlinit tha se demonstratat që po mbahen për një kohë të gjatë kanë prekur një monument dhe kampi ka shkaktuar ndotje akustike, veçanërisht në ditët e fundit.
Policia gjermane evakuon kampin propalestinez pranë Kancelarisë në Berlin
Policia gjermane evakuon kampin propalestinez pranë Kancelarisë në Berlin / TRT Balkan
14 Korrik 2025

Policia në kryeqytetin gjerman Berlin ka evakuuar një kamp të ngritur nga mbështetësit e Palestinës pranë ndërtesës së Kancelarisë. 

Policia e Berlinit tha se demonstratat që po mbahen për një kohë të gjatë kanë prekur një monument dhe kampi ka shkaktuar ndotje akustike, veçanërisht në ditët e fundit.

Policia gjithashtu tha se një masë kufizuese u vendos ndaj demonstratës dhe protestuesve iu treguan dy vende të ndryshme në mënyrë që tа vazhdojnë demonstratën.

Policia u kërkoi demonstruesve të çmontojnë tendat dhe t’i mbledhin sendet e tyre, si dhe i udhëzoi ta zhvendosin kampin.

Ndërkohë, policia mbylli hyrjet e kampit dhe një numër i madh i ekipeve të policisë u dërguan në vendngjarje. Një automjet ndalimi dhe një kamion qëndronin në gatishmëri për rezistencën e mundshme të protestuesve.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us