Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se puna për një memorandum mbi një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën po bëhet në mënyrë të fshehtë ndërsa theksoi se "Askush nuk dëshiron ta zgjasë procesin dhe të gjithë po punojnë me kujdes".
Ai vuri në dukje se me ShBA-në po punohet për një shkëmbim reciprok 9 me 9 të burgosur. "Kontaktet përkatëse, sigurisht që po zhvillohen midis institucioneve përkatëse. Nuk ka afat kohor për procesin", tha Peskov.
Duke theksuar se ata kanë punuar për një shkëmbim 1.000 me 1.000 të burgosur me Ukrainën, Peskov tha: "Punimet po bëhen në përputhje me marrëveshjet e arritura në Istanbul".
Sipas tij, procesi në lidhje me memorandumin mbi një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën është duke vazhduar. "Askush nuk dëshiron ta zgjasë procesin dhe të gjithë po punojnë me kujdes. Ne do t'ju mbajmë të informuar. Sigurisht, pjesa më e madhe e punimeve po bëhen në mënyrë të fshehtë", tha Peskov.
Ai foli për vendndodhjen e negociatave të reja të mundshme me Ukrainën ndërsa shtoi se ende nuk është marrë asnjë vendim për këtë çështje.
Duke vlerësuar njoftimin e ShBA-së për arkitekturën e saj të re të mbrojtjes, "Kupolën e Artë", Peskov tha se kjo është çështje e sovranitetit të vetë ShBA-së.