TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti Erdoğan takohet me liderët në Hungari
Presidenti Erdoğan u takua dhe zhvilloi një bisedë me liderët në Hungari, në të cilin ndodhet për të marrë pjesë në Samitin Joformal të Organizatës së Shteteve Turke (TDT).
Presidenti Erdoğan takohet me liderët në Hungari
Presidenti Erdoğan takohet me liderët në Hungari / AA
21 Maj 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan u takua dhe zhvilloi një bisedë me liderët në Hungari, në të cilin ndodhet për të marrë pjesë në Samitin Joformal të Organizatës së Shteteve Turke (TDT).

Presidenti Erdoğan u prit nga kryeministri hungarez Viktor Orban në Varkert Bazar, ku ai mbërriti për samitin.

Erdoğan bisedoi për pak kohë me Orbanin dhe më vonë u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Erdoğan dhe Aliyev biseduan për pak kohë dhe më vonë iu bashkua edhe presidenti i Kazakistanit, Kassym Jomart Tokayev.

Pas takimit, udhëheqësit u drejtuan për në sallën e samitit.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us