RAJONI
1 minuta leximi
Hasani takon Byrne: Mirënjohje Irlandës për mbështetjen ndaj integrimit në BE
"Ndërsa Irlanda përgatitet të mbajë Presidencën e Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2026, e vlerësojmë thellësisht mbështetjen e saj të qëndrueshme dhe me vizion për zgjerimin", është shprehur Hasani.
Hasani takon Byrne: Mirënjohje Irlandës për mbështetjen ndaj integrimit në BE
Hasani takon Byrne: Mirënjohje Irlandës për mbështetjen ndaj integrimit në BE / TRT Balkan
22 Korrik 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur sot në një takim ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne. 

Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Hasani ka theksuar se patën një shkëmbim të frytshëm rreth integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe sipas tij përkushtimit të palëkundur të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian (BE).

"Ndërsa Irlanda përgatitet të mbajë Presidencën e Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2026, e vlerësojmë thellësisht mbështetjen e saj të qëndrueshme dhe me vizion për zgjerimin", është shprehur Hasani.

Ministri Hasani ka theksuar më tej se diskutuan gjithashtu rreth mënyrave për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, sipas tij që nga nisja e fluturimeve direkte mes dy vendeve deri tek nxitja e investimeve irlandeze.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us