RAJONI
1 minuta leximi
BE ndjek nga afër rastin e arrestimit të Igor Popoviqit
BE-ja ka reaguar rreth arrestimit të ndihmësdrejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Popoviq. BE-ja thekson se është informuar rreth vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe pret që sundimi i ligjit dhe procedurat të respektohen.
BE ndjek nga afër rastin e arrestimit të Igor Popoviqit
BE ndjek nga afër rastin e arrestimit të Igor Popoviqit / AA
23 Korrik 2025

Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka bërë thirrje që të evitohen deklaratat dhe veprimet që shkojnë kundër normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas BE-së, çfarëdo mase e heqjes së lirisë për Popoviqin, "duhet të jetë e justifikueshme dhe proporcionale".

"Vetëm përmes procesit të dialogut mund të arrihet progresi në normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Deklaratat dhe veprimet që nuk janë në përputhje me këtë qëllim duhet të evitohen", thuhet në përgjigjen e BE-së.

Igor Popoviq  gjatë një fjalimi në Hoqë të Madhe, ai e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si "organizatë terroriste" dhe i ka krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare. Pas këtij fjalimi u ndalua më 18 korrik në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak dhe u dërgua në mbajtje policore. Ndërsa më 21 korrik atij iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Pas kësaj,Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi zyrtar i ka njoftuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për këtë masë, duke shtuar se "kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme".

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i konsideroi si kërcënuese deklaratat e presidentit serb.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us