BOTA
1 minuta leximi
Mbi 430 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran, Teherani hakmerret
Siç raportojnë mediat lokale, sulmet izraelite kanë shënjestruar një gamë të gjerë lokacionesh, duke përfshirë depot e raketave dhe objektet bërthamore, si dhe zonat e banimit në Teheran, Isfahan, Qom, Khorramabad dhe qytete të tjera.
Mbi 430 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran, Teherani hakmerret
Mbi 430 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran, Teherani hakmerret / TRT Balkan
21 Qershor 2025

Zv/ministri i Shëndetësisë i Iranit, Iraj Harirchi, ka njoftuar se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite është rritur në të paktën 430, me më shumë se 3.500 civilë të plagosur që nga fillimi i sulmeve më 13 qershor. 

Siç raportojnë mediat lokale, sulmet izraelite kanë shënjestruar një gamë të gjerë lokacionesh, duke përfshirë depot e raketave dhe objektet bërthamore, si dhe zonat e banimit në Teheran, Isfahan, Qom, Khorramabad dhe qytete të tjera.

Ndër objektivat e raportuara ishte edhe objekti bërthamor në Isfahan, për të cilin autoritetet iraniane thanë se nuk pësoi rrjedhje të rrezikshme.

Ndërkohë, Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut raportoi se deri në 639 persona janë vrarë dhe mbi 1.300 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite.

Irani është hakmarrë me sulme të koordinuara me dronë dhe raketa në territorin izraelit.

Nga ana izraelite, autoritetet njoftuan se të paktën 25 persona janë vrarë dhe më shumë se 2.500 të tjerë janë plagosur në sulmet iraniane.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us