19 orë më parë
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pasi një balonë me ajër të nxehtë që mbante 21 pasagjerë u përfshi nga flakët në ajër dhe u rrëzua në Praia Grande në Brqazil, raporton Anadolu.
Balona me ajër të nxehtë me 21 pasagjerë ra shpejt në tokë pasi u përfshi nga flakët.
Aksidenti ndodhi në qytetin Praia Grande të shtetit jugor brazilian Santa Catarina.
Ky është aksidenti i dytë fatal me balona në Brazil brenda një jave, pasi më 15 qershor një përplasje e ngjashme në Sao Paolo rezultoi në vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e 11 të tjerëve.