Kreu i Partisë Demokratike të opozitës izraelite jashtë parlamentit dhe ish-zëvendësshefi i Shtabit, Yair Golan, tha se kryeministri Benjamin Netanyahu është përgjegjës për sulmin ku u vranë dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington të ShBA-së.
Golan, në postimin në llogarinë e tij në X tha se ndante dhimbjen e stafit të ambasadës që u vra.
Ndërsa qeveria izraelite pretendon se arsyeja e sulmit ishte "antisemitizmi dhe urrejtja ndaj Izraelit", Golan tha se ishte "qeveria kahaniste e Netanyahut" që po nxiste "antisemitizmin dhe urrejtjen ndaj Izraelit".
"Si rezultat i politikave të Netanyahut, ekziston një izolim politik dhe rrezik i paparë për çdo hebre në çdo cep të botës", tha Golan.
Dy persona që punonin në ambasadën Izraelite në Uashington u vranë në një sulm të armatosur në kryeqytetin e ShBA-së.
Shefja e Policisë Metropolitane të Washingtonit, Pamela A. Smith në konferencën për media tha se sulmuesi ishte 30-vjeçari Elias Rodriguez.
Ajo theksoi se pasi Rodriguez u ndalua i dyshuari bërtiti "Liri Palestinës".