RAJONI
1 minuta leximi
Ishulli grek i Kiosit përfshihet nga flakët, autoritetet lëshojnë urdhër evakuimi
Forcat zjarrfikëse po punojnë në zonë për tre ditë rradhazi për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, raportojnë mediat lokale.
Ishulli grek i Kiosit përfshihet nga flakët, autoritetet lëshojnë urdhër evakuimi
Ishulli grek i Kiosit përfshihet nga flakët, autoritetet lëshojnë urdhër evakuimi / AA
24 Qershor 2025

Një zjarr i madh pyjor përfshiu të martën ishullin grek të Kiosit, sipas mediave lokale.

Zjarri ka vijuar për tre ditë radhazi dhe është aktiv në dy fronte kryesore. Transmetuesi publik ERT raportoi se flakët janë përhapur deri në fshatin Lithi dhe në plazhin aty pranë, duke shkaktuar dëme në kultura bujqësore dhe në zona të pyllëzuara.

Erërat e forta kanë përkeqësuar situatën, duke i shtyrë autoritetet të lëshojnë një urdhër evakuimi, raportoi ERT.

Me mbërritjen e njësive shtesë zjarrfikëse nga Athina, Selaniku, Kavalla dhe Lesvos, më shumë se 440 zjarrfikës, të mbështetur nga dhjetëra vullnetarë, të paktën dy avionë dhe gjashtë helikopterë po punojnë për izolimin e flakëve, sipas të njëjtit burim.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në ishull.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us