POLITIKË
2 minuta leximi
Sekretari amerikan: Moment kyç për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin
Presidenti Trump e ka bërë prioritet çështjen e negociatave bërthamore, thotë Marco Rubio.
Sekretari amerikan: Moment kyç për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin
Sekretari amerikan: Moment kyç për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin / Reuters
16 Maj 2025

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, deklaroi se vendi i tij po kalon në një periudhë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.

“Pra, jemi në një moment kyç. Presidenti Trump e ka vendosur këtë si prioritet,” tha Rubio në një intervistë për Sean Hannity në kanalin amerikan Fox News.

“Duhet ta ndalim këtë në një mënyrë ose tjetër, dhe shpresojmë që kjo të ndodhë në mënyrë paqësore dhe përmes procesit të negociatave,” u shpreh Rubio.

“Ajo që presidenti ka bërë është që u ka ofruar një mundësi. Dhe kjo është një mundësi që ata e kanë përpara syve tani, dhe ai shpreson që ata do ta pranojnë. Ai ka thënë se kjo ofertë nuk do të zgjasë përgjithmonë,” shtoi Rubio.

“Nuk duhet lejuar kurrë që një regjim i tillë të ketë armë bërthamore, dhe presidenti e ka bërë të qartë se ata nuk do të kenë,” theksoi ai.

Rubio shprehu shpresën se çështja do të zgjidhet përmes negociatave dhe diplomacisë.

“Por në fund, vendimi është në duart e një personi, dhe ai është lideri suprem i Iranit,” tha Rubio.

Rubio u shpre optimist që lideri suprem i Iranit, Ali Khameneii, do ta zgjedhë rrugën e paqes dhe prosperitetit, e jo atë shkatërruese.

Rubio theksoi gjithashtu se paqja në Ukrainë varet nga vendosmëria e Trump për të hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin.

“Pas muajsh pune për këtë, asgjë nuk do të ndodhë derisa presidenti Trump të ulet përballë Vladimir Putinit, të marrë iniciativën dhe të vendosë gjithçka mbi tavolinë,” tha Rubio.

“Nëse ka ndonjë mundësi që të arrihet diçka, mënyra e vetme është që presidenti të bisedojë drejtpërdrejt me Vlladimir Putinin,” theksoi ai.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us