RAJONI
1 minuta leximi
Përmbytje në Prijedor: Mbi 350 objekte të dëmtuara, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Si rezultat i reshjeve të mëdha gjatë ditëve të fundit, nivelet e lumenjve janë rritur dhe ka pasur përmbytje në gjithë Bosnjë e Hercegovinën.
Përmbytje në Prijedor: Mbi 350 objekte të dëmtuara, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Përmbytje në Prijedor: Mbi 350 objekte të dëmtuara, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
29 Mars 2025

Si pasojë e reshjeve të dendura të mbrëmshme në Prijedor, janë përmbytur më shumë se 350 objekte banimi dhe ndihmëse.

Në Prijedor është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për mbrojtje nga përmbytjet.

Administrata e qytetit tha se zjarrfikësit kanë kryer 12 operacione evakuimi.

Niveli i ujit në vendbanimet Sana dhe Gomjenica është rritur gjatë natës dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur një zonë më të gjerë.

Për shkak të problemeve të shkaktuara nga vërshimet, është ndërprerë rryma në një pjesë të vendbanimeve të përmbytura.

Si rezultat i reshjeve të mëdha gjatë ditëve të fundit, nivelet e lumenjve janë rritur dhe ka pasur përmbytje në gjithë Bosnjë e Hercegovinën.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us