TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk Erdoğan mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
"Shpreh ngushëllimet e mia dhe të kombit tim familjes së të ndjerit, shtetit të Vatikanit dhe botës katolike", thuhet në mesazhin e Erdoğan.
Presidenti turk Erdoğan mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
Presidenti turk Erdoğan mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut / AA
21 Prill 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka përcjellë një mesazh pas marjes së lajmit të vdekjes së liderit shpirtëror të katolikëve dhe kreut të Vatikanit, Papa Françesku.

Në një postim në rrjetet sociale, Erdoğan theksoi se ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen e liderit të botës katolike Papa Françesku.

"Papa Françesku, një burrë dhe shtetas i respektuar, ishte gjithashtu një udhëheqës shpirtëror që i kushtoi rëndësi dialogut midis grupeve të ndryshme fetare dhe mori iniciativën përballë tragjedive humanitare, përfshirë çështjes palestineze dhe gjenocidit në Gaza. Shpreh ngushëllimet e mia dhe të kombit tim familjes së të ndjerit, shtetit të Vatikanit dhe botës katolike", shkroi Erdoğan.

Udhëheqësi i Kishës Katolike dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us