BOTA
1 minuta leximi
Izraeli kërcënon me sulme ndaj forcave siriane nëse nuk tërhiqen nga Suwayda
Sulmet vijnë pasi ushtria siriane u vendos në Suwayda për ta rikthyer sigurinë pas përplasjes mes grupeve të armatosura druze dhe beduine.
Izraeli kërcënon me sulme ndaj forcave siriane nëse nuk tërhiqen nga Suwayda
Izraeli kërcënon me sulme ndaj forcave siriane nëse nuk tërhiqen nga Suwayda / AA
16 Korrik 2025

Izraeli kërcënoi të mërkurën se do të vazhdojë t'i godasë forcat siriane nëse ato nuk tërhiqen nga provinca jugore Suwayda.

“Regjimi sirian duhet t’ia lërë druzen e Suwaydës rehat dhe t'i tërheqë forcat e tij,” tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz.

“Ushtria do të vazhdojë t'i godasë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen nga zona, dhe së shpejti do ta përshkallëzojë reagimin ndaj regjimit nëse mesazhi nuk merret seriozisht,” kërcënoi ai.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet ajrore në Suwayda të mërkurën, në shkeljen më të fundit të sovranitetit të Sirisë.

Sulmet ndodhën ndërsa ushtria siriane ishte vendosur në provincë për ta rikthyer rendin dhe për t'i mbrojtur civilët dhe pronat e tyre, pas përplasjeve mes grupeve të armatosura druze dhe beduine që lanë të paktën 30 të vdekur.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us