Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, bisedoi të martën me homologun e tij kinez, Wang Yi, lidhur me përpjekjet për të ulur tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, si dhe për situatën humanitare në Gaza, njoftuan burime nga Ministria e Jashtme turke.
Gjatë bisedës telefonike, të dy ministrat shkëmbyen qëndrimet e tyre mbi zhvillimet rajonale aktuale dhe përpjekjet për uljen e intensitetit të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit.
Fidan shprehu shqetësimin e tij për përkeqësimin e kushteve humanitare në Rripin e Gazës dhe dënoi, siç u shprehën burimet, gjenocidin e vazhdueshëm të Izraelit.
Të dy ministrat ritheksuan mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete si rruga e vetme e qëndrueshme për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.
Ata diskutuan gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe politike dhe ekonomike, duke shprehur përkushtimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fusha si tregtia dhe investimet.