RAJONI
3 minuta leximi
Turkish Airlines ndan çmime për fituesit e konkursit ndërshkollor të pikturës në Maqedoninë e Veriut
Në Shkup u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit të pikturës me temë "Ku të shkosh në Türkiye, thesaret e Türkiyes me Turkish Airlines" të organizuar nga Turkish Airlines (THY) midis shkollave në Maqedoninë e Veriut.
Turkish Airlines ndan çmime për fituesit e konkursit ndërshkollor të pikturës në Maqedoninë e Veriut
Turkish Airlines ndan çmime për fituesit e konkursit ndërshkollor të pikturës në Maqedoninë e Veriut / AA
një ditë më parë

Në Shkup u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit të pikturës me temë "Ku të shkosh në Türkiye, thesaret e Türkiyes me Turkish Airlines" të organizuar nga Turkish Airlines (THY) midis shkollave në Maqedoninë e Veriut.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e konkursit të pikturës, të mbajtur në zyrat e THY-së në Shkup, morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, anëtarë të jurisë së konkursit, mësues, nxënës dhe familjet e tyre.

Në fjalën e tij, ambasadori Ulusoy tha se konkursi i pikturës është një shembull i mirë i misionit të Turkish Airlines për të forcuar lidhjet kulturore midis shoqërive.

Duke kujtuar se Turkish Airlines nisi fluturime direkte nga Istanbul në Ohër në mars, Ulusoy tha se këto fluturime vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhëniet midis dy vendeve në fushat e ekonomisë dhe turizmit, si dhe lidhjet midis popujve të tyre.

"Fëmijët tanë nga rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut morën pjesë në këtë konkurs dhe demonstruan potencialin e Türkiyes në fushën e turizmit me pikturat e vlefshme që realizuan. Secila prej veprave tuaja na tregon se sa të pasura janë talentet dhe imagjinata juaj në fushën e artit", tha Ulusoy.

Ambasadori Ulusoy theksoi gjithashtu se falë kësaj platforme të Turkish Airlines, ekziston një mundësi për të zbuluar dhe zhvilluar potencialin e artistëve të ardhshëm dhe përgëzoi nxënësit që morën pjesë në konkurs dhe fituan.

10 nxënës të suksesshëm do të marrin një biletë avioni për në cilindo qytet të Türkiye

Drejtori i THY-së për Shkupin, Ülker Şule Aksoy, deklaroi gjithashtu se ata arritën të përfshijnë afërsisht 5 mijë nxënës nga 500 shkolla nga i gjithë vendi përmes konkursit të pikturës që organizuan për herë të dytë këtë vit, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut.

"Nuk mund t’i falënderojmë mjaftueshëm vëllezërit dhe motrat tona nga e gjithë Maqedonia e Veriut që na emocionuan dhe na lumturuan kaq shumë duke pikturuar thesaret unike të Türkiyes së bukur. Edhe pse mund të mos kenë qenë asnjëherë në Türkiye, në çdo pikturë që kemi pranuar, pamë çajin turk, simitet turke, macet që argëtohen në rrugët e Türkiyes, shkurt, kulturën turke dhe shpirtin e Türkiyes", tha Aksoy.

Si pjesë e këtij eventi, 10 nxënësve nga shkolla të ndryshme fillore dhe të mesme të vendit, të cilët morën pjesë në konkurs dhe fituan çmime, iu shpërndanë dhurata të ndryshme, përfshirë bileta avioni për në cilindo qytet në Türkiye.

Ndryshe nga konkursi i mbajtur vitin e kaluar, këtë vit u ndanë çmime edhe dy nxënësve nga shkolla për persona me shikim të kufizuar që morën pjesë në konkurs.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us