BOTA
2 minuta leximi
Kreu i NATO-s, Rutte, mirëpret përpjekjet për paqe në Ukrainë
Rutte tha se telefonatat e Trumpit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, presidentin rus Vlladimir Putin, udhëheqësit evropianë dhe Komisionin Evropian janë shenja pozitive.
Kreu i NATO-s, Rutte, mirëpret përpjekjet për paqe në Ukrainë
Kreu i NATO-s, Rutte, mirëpret përpjekjet për paqe në Ukrainë / AA
20 Maj 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se seria e telefonatave të zhvilluara dje nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, në lidhje me Ukrainën, janë shenja pozitive dhe shprehu kënaqësinë e tij me përpjekjet e bëra në këtë drejtim.

Duke marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, Rutte tha se çështje të tilla si kërcënimi i vazhdueshëm rus, forcimi ushtarak i Kinës dhe terrorizmi paraqesin rreziqe si për territorin e BE-së, ashtu edhe për atë të NATO-s.

Ai vuri në dukje se për këtë arsye në takimin e sotëm ata do të zhvillojnë konsultime me ministrat e BE-së mbi atë që i nevojitet Ukrainës për paqe të qëndrueshme, duke i rritur njëkohësisht shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes.

I pyetur mbi zhvillimet e fundit në bisedimet e paqes në Ukrainë pas një serie telefonatash që presidenti amerikan Trump zhvilloi dje, Rutte tha: "Nuk dua të bëj koment vazhdimisht çdo ditë rreth zhvillimeve".

Ai vlerësoi përpjekjet e administratës amerikane për të arritur paqe në Ukrainë pasi Trump mori detyrën, duke thënë se "Administrata amerikane është shumë e përfshirë dhe është në koordinim të ngushtë me homologët e saj evropianë". 

"Deri në janar nuk kishte aspak negociata me Ukrainën (dhe Rusinë). Gjëja pozitive është se presidenti Trump ka filluar të hapë kanale komunikimi me presidentin rus", tha kreu i NATO-s.

Rutte tha se telefonatat e Trumpit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, presidentin rus Vlladimir Putin, udhëheqësit evropianë dhe Komisionin Evropian janë shenja pozitive.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us