Mijëra demonstrues në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, protestuan kundër shitjes së armëve nga Britania ndaj Izraelit.
Protestuesit të veshur me rroba të kuqe dhe duke mbajtur mbulesë të kuqe në duar, formuan një "mur të kuq" simbolik për Rripin e Gazës përpara ndërtesës së parlamentit në Londër.
Në protestën e organizuar me thirrjen e përbashkët të shumë organizatave të shoqërisë civile në Britani dhe me sloganin "Vija e Kuqe për Palestinën", demonstruesit formuan një zinxhir njerëzor përpara ndërtesës së parlamentit të veshur me rroba të kuqe.
Protestuesit kundërshtuan shitjen e armëve nga Britania ndaj Izraelit ndërsa qeverisë britanike i dërguan mesazhin "Ju e keni kaluar vijën e kuqe për Palestinën".
Gjatë protestës, demonstruesit mbajtën në duar flamuj palestinezë dhe pankarta pro Palestinës ndërsa brohoritën me slogane propalestineze.