TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan: Türkiye tani është në mesin e 11 vendeve që prodhon satelitin e vet
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij tashmë ka hyrë në mesin e 11 vendeve që mund të prodhojë satelitin e vet të komunikimit.
Erdoğan: Türkiye tani është në mesin e 11 vendeve që prodhon satelitin e vet
Erdoğan: Türkiye tani është në mesin e 11 vendeve që prodhon satelitin e vet / AA
21 Prill 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij tashmë ka hyrë në mesin e 11 vendeve që mund të prodhojë satelitin e vet të komunikimit.

Duke folur në ceremoninë e vënies në punë të TURKSAT 6A në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha se me TURKSAT 6A, të zhvilluar me mbi 80 për qind prodhim vendas, Türkiye u bë një nga 11 vendet që mund të prodhojë satelitin e vet të komunikimit.

"Me lëshimin e TURKSAT 6A, mbulimi i popullsisë në mbarë botën nga satelitët turq do të rritet nga 3,5 miliardë në 5 miliardë", tha ai duke shtuar:

"Türkiye tani me përfitimet e arritura ka mundësi të rëndësishme për ta krijuar markën e saj kombëtare satelitore, për ta themeluar kompaninë kombëtare hapësinore".


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us