TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij iranian
Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Iranit si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij iranian
Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij iranian / AA
4 Qershor 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin iranian Masoud Pezeshkian.

Sipas njoftimit të Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës turke, gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Iranit si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Presidenti Erdoğan theksoi se do të vazhdojnë të punojnë për hapat që do të forcojnë kuadrin institucional të marrëdhënieve Türkiyes-Iran në periudhën e ardhshme.

Erdoğan gjithashtu e uroi presidentin iranian Pezeshkian me rastin e Bajramit të Kurbanit.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us