LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Ushtria izraelite rifillon sulmet ndaj Gazës pas lirimit të pengut amerikan
Granatimet kishin në shënjestër lagjen Al-Daraj, tha një gazetar i AA, duke cituar burime mjekësore, përfshirë Shkollën Al-Ramlah, e cila strehon familje të zhvendosura në të njëjtën lagje.
Ushtria izraelite rifillon sulmet ndaj Gazës pas lirimit të pengut amerikan
Israel continues to kill Palestinians in Gaza. / AA
13 Maj 2025


Ushtria izraelite rifilloi sulmet e ndaj Gazës, duke vrarë një grua palestineze dhe duke plagosur rëndë një fëmijë pas një pauze disa orëshe në mënyrë që Hamasi të lironte ushtarin izraelito-amerikan Edan Alexander.

Granatimet kishin në shënjestër lagjen Al-Daraj, tha një gazetar i AA, duke cituar burime mjekësore, përfshirë Shkollën Al-Ramlah, e cila strehon familje të zhvendosura në të njëjtën lagje.

Në Gazën jugore, Izraeli vrau gazetarin palestinez Hassan Islayh në një sulm ajror në Spitalin Al Naseer të Gazës në qytetin Khan Younis.

Më parë, media lokale izraelite raportoi se ushtria do të rifillojë sulmet e saj në Gaza pas lirimit të Edan Alexander.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us