LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Presidenti sirian viziton Kuvajtin për t'i forcuar marrëdhëniet dypalëshe
Vizita është e 7-ta e Ahmad al-Sharaa në një vend arab që kur mori detyrën në janar.
Presidenti sirian viziton Kuvajtin për t'i forcuar marrëdhëniet dypalëshe
Vizita është e 7-ta e Ahmad al-Sharaa në një vend arab që kur mori detyrën në janar. / AP
1 Qershor 2025

Presidenti sirian Ahmad Al-Sharaa mbërriti në Kuvajt të dielën për një vizitë zyrtare për t'u takuar me Emirin Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, tha agjencia shtetërore e lajmeve kuvajtiane KUNA.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA tha se vizita e Sharaa synon t’i "forcojë marrëdhëniet vëllazërore dhe koordinimin dypalësh midis Sirisë dhe Kuvajtit".

Udhëheqësi sirian do të diskutojë me zyrtarët kuvajtianë mjetet për ta forcuar bashkëpunimin e përbashkët në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë politikën dhe ekonominë, tha SANA.

Vizita e Sharaa është udhëtimi i tij i 7-të në një vend arab që kur mori detyrën në janar.

Bashar al-Assad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit për ta rrëzuar Assadin, u shpall president për një periudhë kalimtare në fund të janarit.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us