BOTA
1 minuta leximi
Mbretëria e Bashkuar ndalon cigaret elektronike njëpërdorimshe
Qeveria thotë se ky veprim synon të ndalojë vërshimin e mbeturinave në rrugë dhe t’i mbrojë të rinjtë nga varësia ndaj nikotinës.
Mbretëria e Bashkuar ndalon cigaret elektronike njëpërdorimshe
Mbretëria e Bashkuar ndalon cigaret elektronike njëpërdorimshe / Reuters
1 Qershor 2025

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka miratuar një ndalim mbarëkombëtar të cigareve elektronike njëpërdorimëshe, që do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025, me qëllim frenimin e përdorimit të cigareve elektronike nga të rinjtë dhe zvogëlimin e dëmit mjedisor.

"Masa e re e bën të paligjshme shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimshe në dyqanet e lagjes dhe supermarketet, duke i dhënë fund rritjes alarmante të tyre në fushat e lojërave të shkollave dhe ortekut të mbeturinave që përmbyt rrugët e vendit", tha qeveria në një deklaratë.

Sipas deklaratës, ky veprim synon ta frenojë vërshimin e mbeturinave në rrugët e vendit dhe t’i mbrojë të rinjtë nga varësia ndaj nikotinës.

Ajo tha se tregtarët që nuk u përmbahen rregullave do të përballen me një gjobë prej 200 £ (270 dollarë) për shkeljen e parë, me të gjitha produktet që do të sekuestrohen. Shkeljet e përsëritura mund të çojnë në një gjobë të pakufizuar ose edhe në burg.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us