LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Presidenti brazilian: Ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid
Lula da Silva theksoi se ajo që po ndodh në Gaza nuk ka të bëjë fare me luftën.
Presidenti brazilian: Ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid
Presidenti brazilian: Ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid / Reuters
4 Qershor 2025

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva në lidhje me sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza tha se "Ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid. Po vriten gratë dhe fëmijët që nuk kanë të bëjnë fare me luftën", transmeton Anadolu.

Lula da Silva reagoi ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza në një konferencë për media në pallatin presidencial Planalto.

Ai theksoi se ajo që po ndodh në Gaza nuk ka të bëjë fare me luftën. "Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është gjenocid. Po vriten gratë dhe fëmijët që nuk kanë të bëjnë fare me luftën. Po vrasin gra dhe fëmijë, po i lënë në uri fëmijët. Pra, atje nuk mund të shkosh as me qëllimin për të gjetur dikë. Qarkullon një imazh të dy fëmijëve të cilët po mbanin miell për të gatuar dhe u vranë", tha Lula da Silva.

Presidenti brazilian krahasoi vuajtjet historike të hebrenjve me atë që po ndodhin në Gaza.

"Shteti i Izraelit duhet të veprojë me ndjeshmëri ndaj njerëzimit dhe popullit palestinez pikërisht për shkak të vuajtjeve që hebrenjtë kanë përjetuar në histori. Do të ketë paqe vetëm kur shteti palestinez të jetë një shtet i lirë dhe sovran. Izraeli nuk dëshiron që të zbatohet një marrëveshje e bazuar në kufijtë e vitit 1967 dhe dërgon ushtarë çdo ditë për të sulmuar njerëzit në tokat palestineze, përfshirë Bregun Perëndimor", tha Lula da Silva.

"Ata sulmojnë fermerët që prodhojnë në fshatrat palestineze. Pastaj vijnë dhe thonë 'antisemitizëm'. Mendoj se ky viktimizim duhet të lihet mënjanë", shtoi presidenti brazilian.

Lula da Silva ka ndarë për herë të fundit në llogarinë e tij në rrjetet sociale një postim në lidhje me një mjeke palestineze që humbi 9 nga 10 fëmijët e saj në një sulm ajror të kryer nga Izraeli në Gaza dhe reagoi ashpër ndaj Izraelit.

"Ky është një sulm i turpshëm dhe frikacak. Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Gaza, mjekja Alaa Al-Najjar arriti të mbante gjallë vetëm një nga fëmijët e tij dhe bashkëshortin e saj, të cilët janë në gjendje kritike. Kjo ngjarje tregon qartë se sa mizore dhe çnjerëzore është lufta e zhvilluar nga një shtet i armatosur kundër civilëve të pambrojtur", tha ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us