RAJONI
1 minuta leximi
KFOR-i Turk kreu patrulla në territorin e Kosovës
KFOR-i njofton se patrullimet e kryera si gjatë natës, ashtu edhe gjatë ditës, pasqyrojnë angazhimin e pandërprerë të misionit për ruajtjen e një mjedisi të sigurt.
KFOR-i Turk kreu patrulla në territorin e Kosovës
KFOR-i Turk kreu patrulla në territorin e Kosovës / AA
5 Qershor 2025

Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO - KFOR, vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në gjithë Kosovën, përfshirë edhe përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, transmeton Anadolu.

KFOR-i njofton se patrullimet e kryera si gjatë natës, ashtu edhe gjatë ditës, e pasqyrojnë angazhimin e pandërprerë të misionit për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në gjithë rajonin.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për ta garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us