TÜRKİYE
2 minuta leximi
Ministri i Jashtëm turk Fidan takohet me Presidentin ukrainas Zelenskyy në Kiev
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Ukrainë, Hakan Fidan u takua gjithashtu me disa zyrtarë të lartë ukrainas
Ministri i Jashtëm turk Fidan takohet me Presidentin ukrainas Zelenskyy në Kiev
Ministri i Jashtëm turk Fidan takohet me Presidentin ukrainas Zelenskyy në Kiev / AA
30 Maj 2025

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u prit nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kiev, të premten, njoftoi Ministria e Jashtme e Тürkiyes.

Si pjesë e vizitës së tij zyrtare, Fidan u takua gjithashtu me Andriy Yermak, kreun e Zyrës së Presidentit të Ukrainës.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme rreth takimeve.

Më parë, ministri i jashtëm turk mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha.

Në konferencën për shtyp, Fidan tha se Türkiye shpreson të mirëpres Presidentin rus Vlladimir Putin dhe homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy për raundin e ardhshëm të bisedimeve të paqes, të cilat do të përfshijnë gjithashtu Presidentin e ShBA-së Donald Trump dhe Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Sybiha tha se Ukraina është gati të diskutojë një armëpushim të përkohshëm, duke vënë në dukje: “Ne duam t’i japim fund luftës këtë vit dhe jemi gati të diskutojmë një armëpushim – qoftë për 30, 50 apo 100 ditë.”

Më parë këtë javë, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi se Moska ishte gati për një raund të dytë bisedimesh për paqe në Türkiye dhe kishte finalizuar dokumentin e saj të qëndrimit. Megjithatë, zyrtarët ukrainas thanë se memorandumi ende nuk ishte dorëzuar.

Më 16 maj, Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në Istanbul pas tri viteve luftë, ku të dy palët ranë dakord për një shkëmbim në shkallë të gjerë të të burgosurve që përfshinte një total prej 1.000 personash nga secila palë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us