3 Qershor 2025
Në kuadër të sezonit turistik 2025, në Shqipëri janë hapur 36 qendra shëndetësore verore, të cilat do të ofrojnë shërbim 24/7 deri më 30 shtator.
Këto qendra siç njoftoi kryeministri Rama janë të pajisura me staf mjekësor të specializuar dhe teknologji moderne për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.
Vitin e kaluar, 34 qendra të tilla realizuan mbi 80.000 vizita mjekësore, ku 32 për qind ishin turistë të huaj, duke mbuluar zonat më të frekuentuara në vend.