SOCIALE
1 minuta leximi
Mohamed Salah në Liverpool deri në vitin 2027
"Kam luajtur tetë vite, shpresoj të bëhen 10. Jam duke shijuar jetën, futbollin tim. Kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime", tha Salah.
Mohamed Salah në Liverpool deri në vitin 2027
Salah amefunga magoli 27 na kusaidia kupatikana kwa magoli 17 kwenye EPL msimu huu. / Wengine / Others
11 Prill 2025

Skuadra angleze e Premierligës, Liverpool ka shtyer kontratën me yllin egjiptian Mohamed Salah deri në vitin 2027.

Futbollisti 32-vjeçar, deklarata e të cilit u publikua në faqen e klubit tha: "Sigurisht që jam shumë i emocionuar. Tashmë kemi një ekip të mrekullueshëm. Edhe më parë ne kishim një skuadër të mrekullueshme. Por unë firmosa sepse mendoj se kemi një shans për të fituar trofe të tjerë dhe e shijoj futbollin tim".

"Kjo është fantastike, kam kaluar vitet e mia më të mira këtu. Kam luajtur tetë vite, shpresoj të bëhen 10. Jam duke e shijuar jetën dhe futbollin tim. Kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime", tha Salah.

Me Liverpoolin, Salah ka fituar një Premier Ligë, një Ligë të Kampionëve të UEFA-s, një Kupë të Federatës Angleze (FA) dhe dy Kupa të Ligës si dhe një Superkupë UEFA dhe një Kupë të Botës për Klube të FIFA-s.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us