Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për fëmijët.
Me moton "Eja në Kuvend - të mësojmë, të krijojmë dhe të festojmë së bashku", në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Kuvendit janë organizuar aktivitete me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkolla të ndryshme.
Nën shoqërimin edhe të përfaqësuesve të parlamentit, fëmijët kanë vizituar ambientet e ndryshme, si sallën e seancave plenare, ambientet e mbledhjes së komisioneve parlamentare dhe ambiente të tjera.
Aktivitetet kishin në fokus edukimin mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe angazhimin qytetar në vendimmarrje.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet më 1 qershor dhe institucionet qendrore dhe lokale në prag të saj organizojnë aktivitete të ndryshme.