BOTA
1 minuta leximi
Zelensky kërkon zgjatje të re të gjendjes së luftës dhe mobilizimit në Ukrainë
Projektligjet parashikojnë zgjatjen e gjendjes së luftës dhe mobilizimit deri më 5 nëntor.
Zelensky kërkon zgjatje të re të gjendjes së luftës dhe mobilizimit në Ukrainë
Zelensky kërkon zgjatje të re të gjendjes së luftës dhe mobilizimit në Ukrainë / AP
14 Korrik 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të hënën i ka paraqitur parlamentit projektligje me të cilat kërkon zgjatjen për 90 ditë të gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm, raporton Anadolu.

Dy projektligjet janë publikuar në faqen zyrtare të Verkhovna Radas, parlamentit të Ukrainës, dhe parashikojnë që gjendja e luftës dhe mobilizimi të zgjasin deri më 5 nëntor.

Nëse miratohen, ligji për mobilizimin e përgjithshëm do të hyjë në fuqi më 7 gusht, ndërsa ligji për zgjatjen e gjendjes së luftës do të jetë i vlefshëm nga dita e publikimit në gazetën zyrtare.

Zelensky shpalli për herë të parë gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm më 24 shkurt 2022, kur Rusia nisi atë që e quan “operacion ushtarak special” kundër Ukrainës.

Këto masa janë zgjatur disa herë që nga ajo kohë, dhe zgjatja e fundit u nënshkrua në prill.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us