4 Qershor 2025
Flamuri më i madh sirian, me sipërfaqe prej 600 metra katrorë, u ngrit në shtyllën më të lartë, me lartësi prej 110 metrash, në Parkun Tishrin në Damask, kryeqytetin e Sirisë.
Një pamje me dron ka kapur momentet e ngritjes së flamurit më të madh sirian në kryeqytet.
Një kryengritje popullore në Siri filloi në vitin 2011, në të cilën regjimi i Bashar Asadit kërkesave popullore për ndryshim të qeverisë iu përgjigj me masa të ashpra ushtarake.
Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor 2024, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.
Ahmad al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat anti-regjim për ta rrëzuar Asadin, u shpall president për një periudhë kalimtare në fund të janarit.