BOTA
1 minuta leximi
Kalifornia tejkalon Japoninë, e katërta në botë me ekonominë më të fortë
PBB-ja nominale e shtetit të Kalifornisë arriti në 4,1 trilionë dollarë vitin e kaluar, duke u bërë ekonomia e katërt më e madhe në botë.
Kalifornia tejkalon Japoninë, e katërta në botë me ekonominë më të fortë
Kalifornia tejkalon Japoninë, e katërta në botë me ekonominë më të fortë / AA
25 Prill 2025

Ekonomia e Kalifornisë ka kaluar atë të Japonisë, duke u bërë ekonomia e katërt më e madhe në botë, njoftoi guvernatori Gavin Newsom.

Sipas të dhënave nga FMN-ja dhe Byroja Amerikane e Analizës Ekonomike, PBB-ja nominale e Kalifornisë arriti në 4,1 trilionë dollarë në vitin 2024, duke e tejkaluar Japoninë me 4,02 trilionë.

Aktualisht, Kalifornia renditet pas ShBA-së me 29.18 trilionë dollarë, Kinës me 18.74 trilionë dhe Gjermanisë me 4,65 trilionë.

“Kalifornia jo vetëm që po mban hapin me botën, ne po e vendosim ritmin. Ekonomia jonë po lulëzon sepse investojmë tek njerëzit, e vëmë përparësi qëndrueshmërisë dhe besojmë në fuqinë e inovacionit”, tha Newsom në një deklaratë të enjten.

Newsom shtoi se "përparimi ynë" po rrezikohet nga politikat “të papërgjegjshme” tarifore të administratës Trump. “Ekonomia e Kalifornisë e fuqizon kombin dhe duhet të mbrohet,” shtoi guvernatori.

Në vitin 2024, ekonomia e Kalifornisë u rrit me 6%, më shumë se ShBA (5,3%), Kina (2,6%) dhe Gjermania (2,9%).

Shteti me 40 milionë banorë, një qendër e teknologjisë dhe industrisë së argëtimit, kryeson ShBA-në për prodhimin industrial dhe është prodhuesi më i madh bujqësor në vend.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us