LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Vriten 16 palestinezë të tjerë në sulmet izraelite në Gaza
Numri i të palestinezëve të vrarë e ka tejkaluar shifren prej 54.000 viktima në ditë e 600 të sulmeve të pamëshirshëm izraelit në Gaza.
Vriten 16 palestinezë të tjerë në sulmet izraelite në Gaza
Vriten 16 palestinezë të tjerë në sulmet izraelite në Gaza / Reuters
28 Maj 2025

Të paktën 16 palestinezë u vranë të mërkurën në mëngjes në një seri sulmesh ajrore vdekjeprurëse izraelite në të gjithë Gazë, ndërsa lufta gjenocidale e Izraelit hyri në ditën e saj të 600-të pavarësisht presionit në rritje ndërkombëtar për të ndaluar fushatën brutale ushtarake.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa, tetë persona u vranë në një sulm ajror izraelit që synonte një shtëpi në lagjen Al-Saftawi në qytetin verior të Gazës.

Gjashtë palestinezë të tjerë humbën jetën në një sulm ajror të ngjashëm në një vendbanim në Deir al-Balah, në Gazën qendrore, ndërsa dy të tjerë thuhet se u vranë në Abasan, një qytet në lindje të Khan Younis në pjesën jugore të enklavës.

Ushtria izraelite, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka zhvilluar një ofensivë shkatërruese kundër Gazës që nga tetori 2023, duke vrarë mbi 54.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Në nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një akuzë për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për krime lufte kundër civilëve në enklavë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us