SPORT
1 minuta leximi
Kosova qendër botërore e xhudos, shtete të mëdha zbarkojnë në Pejë
Aktualisht, në qytetin e Pejës po zhvillohet një tjetër kamp ndërkombëtar, ku janë të pranishëm sportistë nga disa prej shteteve më të fuqishme në xhudo.
Kosova qendër botërore e xhudos, shtete të mëdha zbarkojnë në Pejë
Kosova qendër botërore e xhudos, shtete të mëdha zbarkojnë në Pejë / Social Media
30 Maj 2025

Që Kosova është tashmë ndër shtetet më të fuqishme në botë në sportin e xhudos, kjo është dëshmuar ndër vite me suksese të njëpasnjëshme.

Nën drejtimin e trajnerit legjendar Driton Kuka, i njohur gjerësisht si njëri ndër trajnerët më të mirë në botë, Kosova ka arritur majat e këtij sporti. Tashmë, vendi ynë është shndërruar edhe në një qendër trajnimi për xhudistë nga mbarë bota, të cilët vijnë në Kosovë për të përfituar nga përvoja dhe mjeshtëria e Kukës dhe kampionëve elitarë kosovarë.

Aktualisht, në qytetin e Pejës po zhvillohet një tjetër kamp ndërkombëtar, ku janë të pranishëm sportistë nga disa prej shteteve më të fuqishme në xhudo. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri Kuka përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në Pejë këto ditë po qëndrojnë ekipe nga Bosnja, Suedia, Japonia, Portoriko, Holanda. Ndërsa javën tjetër do kemi edhe ekipe e garues nga Gjermania ku pos sportistëve do kem edhe Kryetarin e qytetit Potsdam një mik i madh i shqiptarëve atje e po ashtu mysafir tjerë. Peja dhe Kosova edhe një herë epiqendër e xhudos botërore. Kosova shtet i xhudos”, ka shkruar Kukan në Facebook.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us